SAFETYAPP – APLIKACIONI QË JU JEP SIGURI
Një projekt i CPT Puglia Qëndrore dhe i bashkëfinancuar nga INAIL, me qëllim shpërndarjen e informacionit dhe trajnimit mbi sigurinë e vendit të punës në kantieret italiane të ndërtimit.
-
Strategy
UX/UI strategy, Software strategy
-
Design
UI/UX Design, Art direction
-
Client
Cpt Puglia Centrale
Integrimi i informacionit dhe trajnimi i punëtorëve në kantieret e ndërtimit nëpërmjet instrumenteve multimediale të cilat janë gjithmonë në dispozicion.
Si mund t’i ndihmojmë qindra punëtorë në kantieret e ndërtimit në Itali, që të punojnë në mënyrë të sigurt, duke respektuar udhëzimet e sakta për mbrojtjen e të gjithëve?
SafetyApp është aplikacioni i parë, që ju mundëson punëtorëve të sektorit të ndërtimit, të mësojnë të gjitha procedurat e sigurisë në punë, të cilat janë ilustruara me animacione të thjeshta dhe kanë saktësinë e dispozitave më të përditësuara lidhur me këtë temë. Një dyshim gjatë punës në kantier? Punëtori mundet, lirisht dhe pa pagesë, të konsultohet me aplikacionin direkt nga smartphone-i i tij për t’iu përgjigjur çdo dyshimi se si të mbrohet nga çdo rrezik në rrethanat dhe llojet më të ndryshme të punës.
Nga UX në UI, deri në krijimin e aplikacionit të disponueshëm në dyqanet Apple dhe Android. Mbi 200 animacione dhe fletë informacioni, të përkthyera në 5 gjuhë të ndryshme.
Ekipi i Ux / Ui u kujdes për të gjithë projektimin e përvojës së përdoruesit (klientit/përdoruesit), duke zhvilluar më vonë rrjetin dhe prototipa për testet e vlefshme të mëpasshme për funksionet e aplikacionit. Ekipi i zhvillimit të softuerit, pas vlerësimit përfundimtar të prototipit, u kujdes që ta shndërronte atë në një aplikacion, aktualisht i disponueshëm në dyqanet Apple dhe Android.
Ekipi i kopjimit dhe animacionit u kujdes për përpunimin e fletëve teknike të punës dhe krijimin e më shumë se 250 animacioneve. Katër folës amtare (anglisht, shqip, rumanisht dhe frëngjisht) bashkëpunuan për përkthimin e plotë të të gjithë aplikacionit.
Rritja e pjesëmarrjes aktive të përdoruesit, përvetësim më i madh i informacionit të dobishëm
Gjuhët të përdorura
Kompani ndërtimi që përdorin aplikacionin
Video animacione
Skeda informacioni të përkthyera